ACTSMART

Strategjitë më të mira për të mësuar gjuhë të huaja.

Gjuhët e huaja janë thelbësore për tregun e punës dhe gjithashtu një eksperiencë shumë e bukur që te bën të njohësh kultura të reja. Të mësosh një gjuhë te huaj nuk është një proces i lehtë dhe kërkon shumë përkushtim. Strategjitë e të mësuarit janë veprime specifike dhe e bëjnë procesin e të mësuarit më të lehtë, më të shpejtë, më të këndshëm dhe më efektiv. Kur zbatoni një strategji të caktuar mësoni një gjuhë në mënyrë efektive dhe mund të bëni më shumë progres seç e keni menduar në arritjen e qëllimeve tuaja.

 

1. Kujtoni në çdo moment arsyen pse do ta mësoni këtë gjuhë

Ju mund të ndjeheni jashtëzakonisht optimist kur të filloni por, qëllimi për të qenë i rrjedhshëm nuk është domosdoshmërisht ideja më e mirë. Ndodh që rrugës mund të lodheni dhe ta hidhni mënjanë duke menduar se keni punë më të rëndësishme për të bërë. Pra, nëse vendosni të mësoni një gjuhë, atëherë përcaktoni qartë qëllimin tuaj që në fillim dhe nuk duhet ta harroni në asnjë moment.
Kjo mund të duket shumë e qartë, por nëse nuk keni një arsye të fortë për ta mësuar gjuhën, ju nuk do të jeni te koncentruar për ta bërë atë.

 

2. Durim

Ndërkohë që fëmijët e vegjël mund të mësojne lehte dy ose më shumë gjuhë njëkohësisht, madje shpesh vetëm duke i dëgjuar, zakonisht të rriturit e kanë shumë më të vështirë të mësojnë një gjuhë të huaj. Një arsye është se duhet të kenë durim, pasi mund të duhet një kohë e gjatë për të mësuar një gjuhë të huaj. Dhe me programin e ngjeshur që kanë, shpesh kjo nënkupton që disa gjëra të tjera t’i shtyjnë për më vonë.

 

3. Dëgjoni

Kjo do të formojë veshin tuaj në mënyrë që ju ngadalë të filloni të kuptoni se çfarë po thuhet.
Mundohuni të gjeni sa më shumë programe radioje, transmetime, podkaste, programe televizive, këngë ose çfarë keni në gjuhën e huaj. Sa më shumë që dëgjoni gjuhën, aq më shumë truri juaj do të fillojë të mbledhë fjalët nga konteksti dhe të fillojnë të krijojnë lidhje midis tyre. Suksesi për të folur rrjedhshëm në një gjuhë do të varet shumë nga sa mirë mund të marrësh dhe të kuptosh gjuhën e folur dhe në mënyrë që më pas të imitosh atë.

 

4. Bisedoni me veten tuaj

Ju nuk keni gjithmonë mundësinë të bisedoni me folësit e asaj gjuhe por mund të bisedoni me veten. Ju mund të shqetësoheni se nuk do të flisni mirë dhe ndoshta do të filloni të rrisni zakonet e këqija të të folurit. Harrojeni këtë. Qëllimi i këtij ushtrimi nuk është që të flasësh saktë, qëllimi është që të aktivizohen fjalët e huaja edhe nëse bëni gabime. Në vend të përdorimit të gjuhës amtare, thjesht kaloni në gjuhën e huaj dhe filloni të flisni ose me zë të lartë ose thjesht në mendimet tuaja. Bisedoni me veten për gjithçka që ju intereson dhe përshkruani cfarë shikoni. Por pjesa më e rëndësishme është se sa herë të pengoheni me një fjalë të cilën nuk e dini shkruajeni në listën tuaj të fjalëve.

 

Përshtati: Leonora Isufi