Si te menaxhoni jeten si student.

Per te gjithe ju qe jeni duke studiuar ne nje universitet ky eshte nje nga momentet me te rendesishme  me te cilin duhet te perballeni . Studentet kane shume gjera “ne kurriz”si pershembull shkolla, detyrat, puna, aktivitetet jashtkurrikulare, vullnetarizimi, shoqet apo shoket e dhomes,familja dhe miqte. Per te patur pak me teper kontroll ne jeten tuaj studentore ju ftoj te mesoni disa nga menyrat me te mira se si te organizoni dhe menaxhoni jeten tuaj.

 

1.Bli nje Axhend ose Planner.

Nese ti nuk e perdor nje Axhend cdo dite , atehere eshte koha qe te kesh nje te tille. Ky eshte definitivisht hapi I pare nese deshiron te organizosh jeten tende si student.

2.Rezervo kohe per gjerat qe te pelqejne ty.

Ketu perfshihen edhe njerezit qe ti do. Nderko qe ti mund te jesh e lumtur si nje “blete punetore”ti do te jesh  akoma dhe me e lumtur kur ajo energji e jotja do te perdoret per detyra te cilat te japin ty kenaqesi dhe ti i shijon me te vertete. Gjej nje ose dy gjera te cilat ti me te vertete I pelqen ti besh , dhe nje ose dy persona per ti vendosur si prioritetet e tua. Qendroju atyre. Shtimi I me shume gjerave te tjera ne “pjaten”tende te ben te ndihesh I hutuar. Mendojse do te preferonit ti kushtonit vemendje 100% dy gjerave se sa 50% kater gjerave.

3.Planifikoni muajin dhe me pas javen tuaj.

Si fillim planifikoni muajin tuaj duke percaktuar eventet e rendesishme sipas datave si psh provimet, aktivitete,takime, intervista, pagesa, afate te rendesishme kohore, ditelindje etj. Me pas kopjoini keto data ne planifuesin e javeve dhe shtojini atyre detaje te tjera te rendesishme. Te gjithe e kemi nje kohe ne jave ku jemi te lire nga detyrime te ndryshme . Kjo do te ishte koha perfekte ku ju mund te planifikoni muajin dhe javet tuaja. Percaktimi I objektivave, shkrimi I detyrave, gjetja dhe percaktimi I kohes qe do te duhet per ti permbushur, perfshire ketu takime apo data te rendesishme ,si dhe te shkruarit e ndonje detyre ekstra do te te ndihmoje ty per tu bere cdo dite versioni me I mire I vetes.

4.Percaktoni qellimet dhe synimet tuaja dhe ndiqini ato deri ne fund.

Vendosja e qellimeve do tju ndihmoje ne te kuptuarit veten tuaj dhe se sa pune po i caktoni vetes. Nese e kuptoni qe dicka nuk shkon me permiresimin e vetes , eshte koha qe te beni rivleresime dhe te zbuloni se ku eshte gabimi. Vendosja e qellimeve (goals) do tju motivoje per tu permiresuar dhe te vazhdoni akoma dhe me shume. Kur te ktheheni ne Plannerin tuaj , te shikoni te listuar nje detyre te veshtire dhe te thoni qe “Une ja dola” ,besomeni se ajo do te jete nje nga ndjenjat me te mrekullueshme ne jeten tuaj.                                                                                                                                                                                                                 

5. Mesoni te thoni jo.

Eshte Ok te thuash qe sot nuk do te dal, nuk do ti bashkohem nje Club-I tjeter, nuk do te shkoje ne ate event dhe ne vend te kesaj do te bej nje mask fytyre…Kjo eshte Ok. Kujdesu per veten, per shendetin tuaj dhe flini pak gjume. Planifikoni pak kohe relax-I nese do tju duhet. Ne kete menyre ju do te thoni  “jo , nuk mundem , jam e zene” . Dhe nese ju pyesin pse , atehere pergjigjunise jeni te zene duke u kujdesur per veten.

Pershtati: Paola Qendraj