ACTSMART

Cfarë ndodh në trupin tuaj nëse ju konsumoni tërshërë cdo ditë?

Kemi dëgjuar shpesh të flitet në media por dhe në biseda të përditshme për tërshërën dhe se sa ju ndihmon ajo të bini në peshë. E keni pyetur ndonjëherë veten nëse duhet ta konsumoni shpesh një vakt me përmbajtje tërshëre? Ne ju kemi sjellë informacionet e nevojshme se cfarë ndikimi ka në organizmin tonë konsumi i saj. Është e rëndësishme për ju të kuptoni se si tërshëra influencon metabolizmin tuaj, dhe se si ajo mund të ndikojë në problemet tuaja shëndetësore duke i dhënë prioritet mirëqënies tuaj. Pra për cfarë ndihmon konkretisht tërshëra dhe pse ju nevojitet ta konsumoni? Cfarë mund të ndodhë nëse e konsumoni çdo ditë?

Cfarë është tërshëra?

Tërshërat janë drithëra të pasura në fibra dhe proteina, që ndihmojnë punën e metabolizmit tuaj. Ju ndoshta e keni dëgjuar mjekun apo trajnierin tuaj të flasë shpesh për metabolizmin. Është shumë I rëndësishëm funksionimi normal i metabolizmit për të mbajtur peshën nën kontroll. Tërshëra ka fibra të tretshme, të cilat ju ndihmojnë në mbajtjen e një niveli të balancuar kolesteroli dhe ju japin energji. Gjithashtu personazhe të famshëm te Hollywood, që janë edhe ekspertë të fitness-it si Gwyneth Paltrow dhe Julianne Hough, sygjerojnë dietën me tërshërë për të ruajtur një peshë dhe trup të shëndetshëm.

1.Ndihmon në përkujdesjen e lëkures dhe flokëve.

Tërshëra përdoret për të kuruar gjëndjet e lëkurës si acarim dhe skuqje. Zinku që ajo përmban është  i domosdoshëm nëse ju doni një lëkurë të pastër dhe pa njolla të zeza. Për më tepër, ajo përmban hekur që ndihmon në mbajtjen të hidratuar të lëkurës tuaj. Tërshëra gjithashtu ndihmon në qarkullimin ë gjakut në trupin tuaj, si rezultat i të cilave qelizat e lëkurës  rinovohen rregullisht dhe ju nuk duhet të vuani nga qelizat e vdekura të cilat shpesh janë një problem i madh i lëkurës. Vitaminat dhe mineralet që ajo përmban, ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe forcimin e rrënjës.

2.Është burim i një sasie të lartë proteinash.

Pothuajse çdo dietë ka një dozë të shëndetshme proteinash në të. Sidomos nëse jeni duke punuar apo jeni student, nevojat tuaja për proteina janë më të rëndësishmet, pasi ato mbajnë trupin tuaj aktiv. Tërshëra është burim i një sasie të lartë proteinash. Një gjysmë filxhan tërshërë ka rreth 6,70 gram proteina dhe nëse një person që punon së paku tre ditë në javë, ka një dietë të shëndetshme dhe konsumon tërshërë dy herë në ditë, ai/ajo është në gjendje të mbajë peshën e trupit nën kontroll.

3.Ndihmon në humbjen në peshe

Tërshëra ka përmbajtje të mjaftueshme me karbohidrate, kështu që një tas me tërshërë do ta mbajë oreksin tuaj nën kontroll dhe ju nuk do të ndiheni të uritur. Përveç kësaj, ndihmon përshpejtimin e procesit të humbjes në peshë, prandaj trajnerët e palestrës shpesh rekomandojnë një dietë me bazë tërshëre. Gjithashtu ajo këshillohet të shoqërohet dhe me fruta, perime, qumësht; për të ruajtur një balancë të shëndetshme të përbërësve ushqimorë që ne marrim.

4.Për një zemër të shëndetëshme

A e dini që tërshëra është tepër e shëndetshme për zemrën dhe shpesh rekomandohet për pacientët me sëmundje kardiake? Tërshëra përmban yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë në metabolizëm dhe prodhim energjie, dhe nuk e ruajnë yndyrën në trup, që çon dhe në shtim të peshës. Si rezultat, shanset për sulmet në zemër janë zvogëluar. Gjithashtu ato janë të pasura me antioxidantë, që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi ynë dhe në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

5.Ndihmonë në proçesin e tretjes

Tërshëra është një burim i pasur fibrash. Ndoshta keni dëgjuar nga mjeku juaj se si fibrat ndihmojnë trupin dhe ju japin një sistem tretje të shëndoshë, normalizojnë lëvizjen e zorrëve dhe gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e oreksit nën kontroll. Përmbajtja e tyre e lartë në fibra ndihmon gjithashtu personat që vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku). Një sistem tretes që funksionon normalisht, është tregues i një metabolizmi të shëndetshëm.

6.Më shumë imunitet

E dini se tërshëra mund të përforcojë sistemin tuaj imun? Ajo kontribon në stimulimin e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, që janë shumë të rëndësishme ne mbrojtjen e organizmit ndaj sëmundjeve infektive dhe kanceroze. Sasitë e beta-glukanit në tërshërë janë një burim kontribues në imunitet, që ndihmojnë për të luftuar infeksionet bakteriale dhe sëmundjet respiratore.

 Pse rekomandohet shpesh konsumi i saj?

Ashtu siç e përmendëm, tërshëra ju ndihmon të ndiheni të ngopur, dhe stomaku juaj nuk do të ketë nevojë për ushqim. Kështu marrja e kalorive do të reduktohet, por njëkohësisht ju jeni të sigurt që keni marrë sasitë e duhura të proteinave dhe vitaminave, shumë të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm. Kjo është dhe arsyeja pse shumë personazhe te njohur si Blake Lively dhe Julianne Hough, kanë zgjedhur të konsumojnë një dietë me bazë tërshërën për të mbajtur trupin e tyre në formë.

 

Përshtati: Artjola Puja