Vetebesimi ynë , si ta ndërtojmë?

Vetëbesimi ynë na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë. Duke u kritikuar vazhdimisht nga familja, miqtë dhe shoqëria në përgjithësi, ndikon që ne të zhvishemi ngadalë nga ndjenjat tona të vetëvlerësimit. Përmirësimi i vetëbesimit tuaj është një hap i parë drejt gjetjes së lumturisë dhe një jete më të mirë.

1. Listoni atributet tuaja pozitive.

Përqendrohuni në gjërat që ju pëlqeni te vetja juaj, dëgjoni në zërin tuaj të brendshëm. Përgëzoni veten për arritjet tuaja pa i kualifikuar. Njerëzit me vetëbesim më të lartë janë në gjendje të pranojnë se kanë atribute pozitive, edhe nëse nuk janë të përsosur. Lëreni listën tuaj në një vend të dukshëm dhe shikojeni çdo ditë.

2. Pranojeni se nuk mund të jeni të përsosur.

Mos harroni se ju, si të gjithë, jeni njerëzorë. Ju nuk duhet të jeni të përkryer për të pasur vetëvlerësim të lartë. Nëse mund ta pranoni veten siç jeni, edhe nëse jeni duke u përpjekur do të keni vetëbesim më të lartë. Për shembull, nëse e keni humbur durimin dhe i keni bërtitur fëmijës tuaj në park, mund t’i thoni vetes: “Unë nuk jam i përsosur dhe unë do të punoj në mbajtjen e emocioneve të mia nën kontroll. Unë do të kërkoj falje dhe do t’i shpjegoj atij pse u bëra i mërzitur. 

3. Hetoni burimin e mosbesimit në veten tuaj.

Askush nuk ka vetëbesim të ulët nga lindja; ai përgjithësisht e ndërton nga fëmijëria për shkak të nevojave që nuk janë përmbushur, reagimeve negative nga të tjerët, ose për shkak të një ngjarjeje të madhe negative të jetës. Njohja e burimit të problemeve të vetëvlerësimit mund t’ju ndihmojë t’i kapërceni ato.Për shembull, nëse negativiteti juaj ka të bëjë me peshën ose pamjen tuaj, përpiquni të mbani mend kur keni filluar së pari të ndjeheni pakëndshëm me peshën tuaj; a ishte kjo për shkak të një komenti apo grupi komentesh të veçantë? A kane rendesi keto burime negative dhe per me teper a do ti lejoni ju ato te udheheqin jeten tuaj?

4. Vendosni një qëllim për të përmirësuar vetëbesimin tuaj.

Çelësi për zhvillimin e vetëvlerësimit është ta ktheni zërin tuaj të brendshëm nga një zë negativ dhe kritik në një zë pozitiv, inkurajues. Në fund të fundit, ju do të duhet të vendosni për mënyrën se si mendoni për veten tuaj. Vendosja e një qëllimi fillestar për të qenë më pozitiv për veten do t’ju vë në rrugën drejt një vetëbesimi më të madh. Për shembull, qëllimi juaj mund të jetë “Unë do të jem më pozitiv për veten time dhe të flas me veten time si një mik më tepër se një armik”.

5. Rrethoni veten me njerëz pozitivë.

Nëse ka ndikime negative në jetën tuaj që ju bëjnë të ndiheni keq për veten, përpiquni të minimizoni ose eliminoni kohën që kaloni me ta. Përfshini në jetën tuaj, në vend të kësaj, njerëz që janë pozitivë dhe mbështesin vetë-mendimet tuaja pozitive.

6. Ushtrohuni më shumë.

Edhe nëse shkoni në palestër nuk është një opsion. Një shëtitje e shpejtë është gjithçka që ju nevojitet për të lëvizur më shumë dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj. Nje ushtrim i vogël mund t’ju japë më shumë energji, t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe të ndihmoni në rritjen e sistemit imunitar. Shumë njerëz mendojnë se ecja jashtë është freskuese dhe restauruese, veçanërisht nëse ata shpenzojnë shumicën e kohës duke punuar në ambiente të mbyllura. Edhe një stërvitje 10-minutëshe një herë ose dy herë në ditë ofron përfitime për shëndetin tuaj.

7. Njihni standardet e paarritshme.

Përsosmëria është subjektive dhe shpesh e vetë-imponuar. Është në rregull të mbani veten në standarde më të larta, por shpesh, këto standarde janë ideale sepse jeta nuk gjithmonë shkon siç është planifikuar.

Përshtati: Hygerta Shehu

5 mënyra si t’ia dalim me të mbimenduarit.

Ju ndodh që diçka ta mendoni e stërmendoni për një kohë të gjatë? Shpeshherë mendimi  disa here i gjërave mundëson reflektim mbi sjelljen e veprimet e individëve. Por ndodhë dhe që mendimi i tepërt të të mjegullojë gjykimin dhe të të rrisë nivelin e stresit. Një nivel stresi më I lartë është një dritë e kuqe për shëndetin tuaj e kësisoj duhet të mësojmë se si ta bëjmë atë jeshile. Mëposhtë renditen disa mënyra se si t’ia dilni me të menduarin e tepërt të gjërave:

1.Mos mendoni se çfarë mund të shkojë keq, por çfarë mund të shkojë mirë.

Në shumë raste, të stërmenduarit shkaktohet nga një emocion i vetëm: frika. Kur përqendrohesh te të gjitha gjërat negative që mund të ndodhin, është e lehtë ”të paralizohesh”. Herën tjetër kur ndjeni se po filloni të spiraloni në atë drejtim, ndaloni. Sillni ndërmend të gjitha gjërat që mund të shkojnë mire dhe mbajini këto mendime të pranishme për të ecur përpara.

2.Ndërgjegjësimi është fillimi i ndryshimit.

Para se të filloni të përballoni zakonin tuaj të të mbimenduarit, duhet të mësoni të jeni të vetëdijshëm për atë në momentin kur po ndodh. Çdoherë që e gjen veten duke dyshuar ose të kapluar nga ndjenja e ankthit apo stresit, bëni një hap prapa dhe rishikoni situatën e mënyrën si po reagoni ndaj saj. Në momentin që ndërgjegjësoheni, pikërisht aty gjendet dhe fara nga ku mund të nisi ndryshimi që dëshironi të bëni.

3.Largoni veten në lumturi.

Ndonjëherë është e dobishme të kesh një mënyrë për të shpërqendruar veten me alternative të lumtura, pozitive dhe të shëndetshme. Gjërat si, vallëzimi, ushtrimi, mësimi i një instrumenti, thurja,vizatimi dhe piktura mund t’ju distancojnë nga çështjet, mjaftueshëm sa për të shuar të mbimenduarin.

4.Vendosni gjërat në perspektivë.

Është gjithmonë e lehtë për t’i bërë gjërat më të mëdha dhe më negative sesa duhet të jenë. Herën tjetër që ju kapni veten duke bërë një mal me negativitete, pyesni veten se sa do të kenë rëndësi të gjitha ato në pesë vjet. Ose, edhe deri muajin tjetër. Nëpërmjet kësaj pyetjeje të thjeshtë, duke ndryshuar kornizën kohore, mund të ndihmoni veten në mbylljen e të mbimenduarit.

5.Ndaloni së prituri përsosmërinë.

Kjo është një gjë e madhe. Të gjithë ata që po presin për përsosmëri, duhet të ndalojnë së prituri tani. Të qenit ambiciozë është një gjë e mirë, por synimi për perfeksion është joreal, jopraktik dhe me efekte negative. Momenti nga ku filloni të mendoni “Kjo duhet të jetë e përsosur” është momenti ku ju duhet ti kujtoni vetes se “Pritja për përsosjen nuk është kurrë aq ide e zgjuar se sa të bërit progres”.

Të mbimenduarit e gjërave është diçka që mund të ndodhë me këdo. Por nëse keni një sistem të mire për t’ia dal mbanë mund të shmangni të paktën disa nga mendimet negative, shqetësuese dhe stresuese dhe të bëni diçka të dobishme, produktive dhe efektive.

Xhesika Ramaj

Mënyrat më të mira për të studiuar

Nuk mund të përqëndroheni gjatë kohës që studioni?  Mos u shqetësoni, na ndodh të gjithëve, edhe nxënësve më të mirë.  Perqëndrimi gjatë studimit mund të jetë i veshtirë sidomos kur materiali i studimit nuk eshtë një nga temat tuaja të preferuara por edhe nga shume faktorë të tjerë. Të gjithë e kanë aftesinë e të përqëndruarit. Arsimi eshtë pjesë e rendësishme e jetës së njeriut prandaj ne duhet të jemi te përqëndruar dhe të kemi sukses. Disa këshilla që duhet të përdorni:


1.Gjeni një mjedis të përshtatshëm studimi.

Dhoma e gjumit nuk është gjithmonë vendi më i mirë i mundshëm.  Gjeni një vend të këndshëm dhe të qetë me një karrige të madhe e të rehatshme, mundësisht pa televizor, kompjuter ose celular.  Mos mendoni për rrjetet sociale dhe përpiquni të qëndroni larg tyre.  Biblioteka është zakonisht vend i këndshëm dhe i qete për studim.


2.Mblidhni të gjitha materialet e studimit. 

Materialet e studimit përfshijnë shënime, tekste, dokumenta, laps, gomë, e gjithçka tjeter që ju keni nevojë.  Ketu mund të përfshijmë edhe dicka për te pirë ose për të ngrënë. Të gjitha materialet duhet të jenë pranë duarve tuaja dhe në ketë mënyrë ju nuk keni nevojë të shkoni të merrni diçka sepse një tjeter mund të shpërqëndrojë.


3.Orar produktiv.

Organizoni një orar për kohën e studimit dhe zbatojeni atë. Kjo ju lejon te ndërtoni kohën e studimit në një zakon. Mundohuni të  studioni në kohën që ju përshatet. Gjithashtu, jini të vetdijshëm për nivelin e energjisë. Nëse jeni shumë energjik jeni në gjendje të përqëndroheni dhe ky eshte momenti i duhur për të studiuar.  Mos harroni, 8 orë gjumë janë të domosdoshme.


4.Mos lini gjithçka për në fund.

Gabimi më i madh që një student mund të bëj është që të studiojë një natë para provimit. Kjo situatë mund të çojë në një nivel të lartë presioni dhe stresi që redukton produktivitetin tuaj dhe aftësinë për t’u përqëndruar në studim. Pra, vendosni një orar studimi paraprakisht për të organizuar kohen tuaj çdo ditë dhe temën në të cilën do përqëndroheni është shumë e rëndësishme.

Përshtati: Leonora Isufi

Cfarë ndodh në trupin tuaj nëse ju konsumoni tërshërë cdo ditë?

Kemi dëgjuar shpesh të flitet në media por dhe në biseda të përditshme për tërshërën dhe se sa ju ndihmon ajo të bini në peshë. E keni pyetur ndonjëherë veten nëse duhet ta konsumoni shpesh një vakt me përmbajtje tërshëre? Ne ju kemi sjellë informacionet e nevojshme se cfarë ndikimi ka në organizmin tonë konsumi i saj. Është e rëndësishme për ju të kuptoni se si tërshëra influencon metabolizmin tuaj, dhe se si ajo mund të ndikojë në problemet tuaja shëndetësore duke i dhënë prioritet mirëqënies tuaj. Pra për cfarë ndihmon konkretisht tërshëra dhe pse ju nevojitet ta konsumoni? Cfarë mund të ndodhë nëse e konsumoni çdo ditë?

Cfarë është tërshëra?

Tërshërat janë drithëra të pasura në fibra dhe proteina, që ndihmojnë punën e metabolizmit tuaj. Ju ndoshta e keni dëgjuar mjekun apo trajnierin tuaj të flasë shpesh për metabolizmin. Është shumë I rëndësishëm funksionimi normal i metabolizmit për të mbajtur peshën nën kontroll. Tërshëra ka fibra të tretshme, të cilat ju ndihmojnë në mbajtjen e një niveli të balancuar kolesteroli dhe ju japin energji. Gjithashtu personazhe të famshëm te Hollywood, që janë edhe ekspertë të fitness-it si Gwyneth Paltrow dhe Julianne Hough, sygjerojnë dietën me tërshërë për të ruajtur një peshë dhe trup të shëndetshëm.

1.Ndihmon në përkujdesjen e lëkures dhe flokëve.

Tërshëra përdoret për të kuruar gjëndjet e lëkurës si acarim dhe skuqje. Zinku që ajo përmban është  i domosdoshëm nëse ju doni një lëkurë të pastër dhe pa njolla të zeza. Për më tepër, ajo përmban hekur që ndihmon në mbajtjen të hidratuar të lëkurës tuaj. Tërshëra gjithashtu ndihmon në qarkullimin ë gjakut në trupin tuaj, si rezultat i të cilave qelizat e lëkurës  rinovohen rregullisht dhe ju nuk duhet të vuani nga qelizat e vdekura të cilat shpesh janë një problem i madh i lëkurës. Vitaminat dhe mineralet që ajo përmban, ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe forcimin e rrënjës.

2.Është burim i një sasie të lartë proteinash.

Pothuajse çdo dietë ka një dozë të shëndetshme proteinash në të. Sidomos nëse jeni duke punuar apo jeni student, nevojat tuaja për proteina janë më të rëndësishmet, pasi ato mbajnë trupin tuaj aktiv. Tërshëra është burim i një sasie të lartë proteinash. Një gjysmë filxhan tërshërë ka rreth 6,70 gram proteina dhe nëse një person që punon së paku tre ditë në javë, ka një dietë të shëndetshme dhe konsumon tërshërë dy herë në ditë, ai/ajo është në gjendje të mbajë peshën e trupit nën kontroll.

3.Ndihmon në humbjen në peshe

Tërshëra ka përmbajtje të mjaftueshme me karbohidrate, kështu që një tas me tërshërë do ta mbajë oreksin tuaj nën kontroll dhe ju nuk do të ndiheni të uritur. Përveç kësaj, ndihmon përshpejtimin e procesit të humbjes në peshë, prandaj trajnerët e palestrës shpesh rekomandojnë një dietë me bazë tërshëre. Gjithashtu ajo këshillohet të shoqërohet dhe me fruta, perime, qumësht; për të ruajtur një balancë të shëndetshme të përbërësve ushqimorë që ne marrim.

4.Për një zemër të shëndetëshme

A e dini që tërshëra është tepër e shëndetshme për zemrën dhe shpesh rekomandohet për pacientët me sëmundje kardiake? Tërshëra përmban yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë në metabolizëm dhe prodhim energjie, dhe nuk e ruajnë yndyrën në trup, që çon dhe në shtim të peshës. Si rezultat, shanset për sulmet në zemër janë zvogëluar. Gjithashtu ato janë të pasura me antioxidantë, që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi ynë dhe në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

5.Ndihmonë në proçesin e tretjes

Tërshëra është një burim i pasur fibrash. Ndoshta keni dëgjuar nga mjeku juaj se si fibrat ndihmojnë trupin dhe ju japin një sistem tretje të shëndoshë, normalizojnë lëvizjen e zorrëve dhe gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e oreksit nën kontroll. Përmbajtja e tyre e lartë në fibra ndihmon gjithashtu personat që vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku). Një sistem tretes që funksionon normalisht, është tregues i një metabolizmi të shëndetshëm.

6.Më shumë imunitet

E dini se tërshëra mund të përforcojë sistemin tuaj imun? Ajo kontribon në stimulimin e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, që janë shumë të rëndësishme ne mbrojtjen e organizmit ndaj sëmundjeve infektive dhe kanceroze. Sasitë e beta-glukanit në tërshërë janë një burim kontribues në imunitet, që ndihmojnë për të luftuar infeksionet bakteriale dhe sëmundjet respiratore.

 Pse rekomandohet shpesh konsumi i saj?

Ashtu siç e përmendëm, tërshëra ju ndihmon të ndiheni të ngopur, dhe stomaku juaj nuk do të ketë nevojë për ushqim. Kështu marrja e kalorive do të reduktohet, por njëkohësisht ju jeni të sigurt që keni marrë sasitë e duhura të proteinave dhe vitaminave, shumë të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm. Kjo është dhe arsyeja pse shumë personazhe te njohur si Blake Lively dhe Julianne Hough, kanë zgjedhur të konsumojnë një dietë me bazë tërshërën për të mbajtur trupin e tyre në formë.

 

Përshtati: Artjola Puja

A doni të mësoni si të kurseni të ardhurat tuaja?

Gjendeni përherë në fund të muajit pa para? A ju mbarojnë ato pa e kuptuar  se nga shkuan? Nëse përjetoni përherë situata të tilla, mos u shqetësoni pasi nuk jeni të vetmit. Në një shoqëri me të ardhura të kufizuara e dëshira të pakufizuara, një situatë e tillë mund të jetë normale. Edhe pse normale, çdokush prej nesh nuk dëshiron të gjendet shpesh në të tilla situata. E nëse edhe ju do të donit ta shmangnit këtë, konsideroni të ndiqni së pari disa nga këshilat e mëposhtme.

1.Kontrollo vazhdimisht të ardhurat dhe shpenzimet e tua

Një kontroll i vazhdueshëm as nuk do të shtojë të ardhurat tuaja të fituara e as do t’ju zvogëlojë shpenzimet e bëra. Kontrolli nuk do t’ju ndihmojë gati aspak me zërat e shkuar, por do të kujdeset më së miri për shpenzimet e ardhshme. Teksa  e kontrolloni vazhdmisht balancën në buxhetin tuaj, bëheni më të ndërgjegjshëm për të  bërë blerje të panevojshme dhe për t’i menaxhuar më mirë të ardhurat që dispononi.

2.Mbani një sasi të vogël parash në kuletën tuaj

Ndonjëherë, të mbajturit e një sasie të konisderueshme parash në kuletë, shërben si një katalizator i bërjes së më shumë blerjeve, madje shpeshherë edhe atyre të panevojshme. Çdokush është mirë të mbajë një sasi të caktuar parash në kuletë, por sigurohuni që ajo të mos jetë një sasi e madhe. E nëse tundoheni nga një blerje e rradhës, të paktën ajo nuk do t’ju kushtojë shumë nga financat e muajit.

3.Kujto të bësh krahasime të çmimeve kurdoherë

Mos lejoni entuziazmin e momentit apo faktin se sa shumë ju pëlqeu një e mirë materiale, t’ju mjegullojë arsyen e të merrni një vendim të gabuar. Sigurohuni të bëni krahasime dhe me oferta të tjera për të peshuar më mirë vendimin tuaj. Ndoshta do të shpenzoni më shumë kohë, por nëse koha e humbur justifikon humbjen në përfitimin monetar, atëherë mendohuni dy herë përpara se të bëni një blerje.

4.Shmangni konsumimin e cigareve

Për disa cigaret janë një e mirë e nevojshme e njëkohësisht e domosdoshme për rutinën e përditëshme. Por nëse doni të kurseni ca të holla, duhet të nisni ta vendosni në pikëpyetje domosdoshmërinë e tyre. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë të kurseni, por eleminimi i tyre do ishte edhe në dobi të shëndetit tuaj. A jeni ende  të sigurt që konsumimi i cigareve është një domosdoshmëri?

5.Mbani një fond emergjence

Nëse akoma skeni nisur të grumbulloni as monedhën e parë, mos u shqetësoni pasi kurrë nuk është vonë. Një arkë e vogël kursimi do të ishte ideale për të grumbulluar monedha të vogla çdo ditë. E nëse për një ditë ato do të ishin shumë pak, konsideroni sasinë e tyre pas një kohe të vazhdueshme. E pavarsisht sasisë, e sigurt është që do t’ju vinin në ndihmë kur të shfaqnit nevojën. Ndonjëherë pak është më mirë se aspak, apo jo?

6.Rezistoji përdorimit të fondit të emergjencave për jo-emergjenca

Pavarsisht komfortit që lejon një fond emergjencash, ai nuk duhet lejuar të kënaqë tekat e momentit. E nëse e ndoqët më së miri këshillën  e mësipërme, mund të hidhni gjithçka poshtë nëse nuk konsideroni gjithashtu edhe këtë këshillë. Përparase të përdorni kursimet tuaja, vendosni prioritete dhe peshoni mirë sesa vlen shpenzimi juaj për ju. A jeni ende të sigurt që doni ta blini?

Shfrytëzo kuponët dhe kodet promocionalë sa herë që mundesh

Mund të duken në pamje të parë si përfitime të papërfillshme, por a ndan të njëjtin mendim nëse llogarit shumatoren e tyre? Të paktën kur të jepet mundësia…shfrytëzoje! Uljet që aplikohen mbi produkte të ndryshme janë një mundësi e mirë për të harxhuar më pak para dhe, pse jo, për t’i kursyer ato pak përfitime në fondin e mergjencave.

Përshtati: Xhesika Ramaj

6 Qëllime që mund të arrini në verë.

Shumë prej nesh e kanë përgatitur tashmë listën e qëllimeve që duan të përmbushin për vitin 2018. Hidhini sërish një sy kësaj liste dhe veçoni disa prej qëllimeve që janë më të mundshme dhe më të përshtatshme të realizohen gjatë verës. Ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa sygjerime, të cilat do të ndihmojnë jo vetëm të rrisni produktivitetin gjatë verës, por dhe të argëtoheni njëkohësisht. Le të nisim!

Lexoni të paktën 3 libra

Edhe nëse ju nuk jeni një lexues I etur, ju mund të lexoni të paktën një libër në muaj. Lexoni diçka që ju intereson, që lidhet ose jo me profesionin dhe synimet tuaja të ardhshme. E rëndësishme është të ndiheni i përfshirë në atë cfarë do të lexoni.

1. Libra rreth karrierës dhe zhvillimit personal.
2. Libra që na sfidojnë për të menduar ndryshe.
3. Novela dhe romane thriller.
4. Libra bazuar në histori të vërteta, të jetës së njerëzve të suksesshëm.

Përpiquni të lexoni vetëm 11 faqe çdo ditë, dhe në fund të verës ju do të keni lexuar plot 900 faqe.

 

 2.Ndiqni një kurs zhvillimi personal ose fitoni një çertifikatë që lidhet me karrierën tuaj

Kushtojini dy ose tre orë në javë ndjekjes së një kursi që ju dëshironi. Shumë qëndra trajnimesh ofrojnë kurse që mund t’ju ndihmojnë në forcimin e njohurive dhe aftësive tuaja. Gjithashtu kjo do të ishte dhe një mundësi e mirë për të bërë njohje të reja me persona, me të cilët ndani qëllime të përbashkëta. Hartimi i një axhende do të ishte diçka shumë e përshtatshme për organizimin e planeve tuaja ditore dhe për rritjen e progresivitetit në synimet që keni.

 3.Realizoni një “sfidë” mujore

Jo domosdoshmërisht mund ta filloni në fillim të muajit. Brenda 90 ditëve, caktoni 30 ditë për përmbushjen e njërës prej këtyre sfidave:

– “30 Ditë”

Quajini kështu 30 ditët gjatë së cilave nuk do të konsumoni alkool, pije të gazuara, bylmet apo ndonjë lloj tjetër ushqimi.

– Sfida kursimit

Për 30 ditë mos tundoni nga reklamat në internet apo vitrinat e dyqaneve për veshje të reja, pajisje elektronike apo gatime të shtrenjta në restorante. Bëjeni këtë dhe do ta shikoni se si do të ndyshojnë zakonet tuaja të të shpenzuarit!

– 30 ditë fitness dhe dietë e kontrolluar

Mund të ndiqni palestrën ose mund të shkarkoni aplikacione në celularin tuaj, që do t’ju ofrojnë një plan fitnesi dhe dietë të përshtatshëm dhe me rezultat për ju.

– Sfida “shumengjyreshe”

 Ndërmerrni një sfidë të re çdo ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të zbuloni shumë gjëra të reja rreth vetes dhe asaj që vërtet ju bën të ndiheni mirë. Nëse ju doni të jetoni një jetë më të qetë, me më shumë qëllime pozitive dhe me më pak humbje kohe dhe energjish të kota, bëjeni verën tuaj Sezonin e Ndryshimit!

4. Rrisni kursimet tuaja financiare

Ky ështe momenti duhur për të caktuar qëllimet dhe për të rivlerësoni buxhetin tuaj. Nëse keni nisur sfidën “pa shpenzime”, atëherë ju këshillojmë që fillimisht t’i hidhni një sy shpenzimeve tuaja deri tani për vitin 2018. Ku po shpenzoni më shumë? Cilat janë shpenzime të panevojshme? A mund të gjeni ndonjë mënyrë për t’i reduktuar ato? Merrni parasysh çmimet e ofruesve të shërbimeve dhe përpiquni të negocioni me ta për një çmim më të ulët. Nuk është aq e vështirë sa e mendoni!

5. Shmangni këdo që ju bën të ndiheni keq

Media sociale është njëkohësisht një “mallkim” dhe një “bekim”. Nga njëra anë është një mjet shumë i fuqishëm komunikimi dhe informimi, por nga ana tjetër na nënshtron ndaj “kurthit të krahasimit”. Kontrolloni Instagram-in tuaj dhe bëni unfolloë të gjithë ata që ju ngjallin ndjenja xhelozie. Janë ata demotivuesit tuaj? Unfollow! Bëni të njëjtën gjë në profilet tuaja në Twitter, Facebook e të tjera. Kjo është diçka që mund ta realizoni me kalimin e kohës ose thjesht kur ndjeni se dikush merr të gjitha energjitë tuaja pozitive. Fokusoni më pak se kë jeni duke ndjekur dhe fokusohuni më shumë me cilët jeni duke u lidhur!

6. Kaloni një orë çdo javë me dikë që ju intereson

Është koha për të hequr dorë nga caktimi i datave të takimeve dhe bisedat telefonike! Shkoni tek miqtë dhe familjarët tuaj dhe filloni të lidhni me ta raporta të dretëpërdrejta javore. Caktoni një ose dy orë komunikimi çdo javë  me të njohur që ndodhen larg jush, për biseda përmes Skype. Pyetini ata se si ndihen dhe çfarë po ndodh në jetën e tyre. Mësoni përpjekjet e tyre, ndani tuajën dhe do të zbuloni se çfarë është në të vërtetë një lidhje e thellë. Kalimi kohës për t’u lidhur personalisht me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë është shumë ndryshe nga ndjekja e jetës së atyre në internet ose përmes mesazheve telefonike.

 Këto ishin disa prej sygjerimeve tona, por ju mund të keni dhe shumë synime të tjera për të realizouar këtë verë. Shfrytëzojeni atmosfërën e gjallë verore dhe këto metoda motivuese për të kuptuar çfarë realisht ju bën të lumtur dhe mbajeni këtë ritëm përgjatë gjithë jetës suaj. Fillimisht suksesi fillon nga të sfiduarit veten!

 

Artjola Puja

Strategjitë më të mira për të mësuar gjuhë të huaja.

Gjuhët e huaja janë thelbësore për tregun e punës dhe gjithashtu një eksperiencë shumë e bukur që te bën të njohësh kultura të reja. Të mësosh një gjuhë te huaj nuk është një proces i lehtë dhe kërkon shumë përkushtim. Strategjitë e të mësuarit janë veprime specifike dhe e bëjnë procesin e të mësuarit më të lehtë, më të shpejtë, më të këndshëm dhe më efektiv. Kur zbatoni një strategji të caktuar mësoni një gjuhë në mënyrë efektive dhe mund të bëni më shumë progres seç e keni menduar në arritjen e qëllimeve tuaja.

 

1. Kujtoni në çdo moment arsyen pse do ta mësoni këtë gjuhë

Ju mund të ndjeheni jashtëzakonisht optimist kur të filloni por, qëllimi për të qenë i rrjedhshëm nuk është domosdoshmërisht ideja më e mirë. Ndodh që rrugës mund të lodheni dhe ta hidhni mënjanë duke menduar se keni punë më të rëndësishme për të bërë. Pra, nëse vendosni të mësoni një gjuhë, atëherë përcaktoni qartë qëllimin tuaj që në fillim dhe nuk duhet ta harroni në asnjë moment.
Kjo mund të duket shumë e qartë, por nëse nuk keni një arsye të fortë për ta mësuar gjuhën, ju nuk do të jeni te koncentruar për ta bërë atë.

 

2. Durim

Ndërkohë që fëmijët e vegjël mund të mësojne lehte dy ose më shumë gjuhë njëkohësisht, madje shpesh vetëm duke i dëgjuar, zakonisht të rriturit e kanë shumë më të vështirë të mësojnë një gjuhë të huaj. Një arsye është se duhet të kenë durim, pasi mund të duhet një kohë e gjatë për të mësuar një gjuhë të huaj. Dhe me programin e ngjeshur që kanë, shpesh kjo nënkupton që disa gjëra të tjera t’i shtyjnë për më vonë.

 

3. Dëgjoni

Kjo do të formojë veshin tuaj në mënyrë që ju ngadalë të filloni të kuptoni se çfarë po thuhet.
Mundohuni të gjeni sa më shumë programe radioje, transmetime, podkaste, programe televizive, këngë ose çfarë keni në gjuhën e huaj. Sa më shumë që dëgjoni gjuhën, aq më shumë truri juaj do të fillojë të mbledhë fjalët nga konteksti dhe të fillojnë të krijojnë lidhje midis tyre. Suksesi për të folur rrjedhshëm në një gjuhë do të varet shumë nga sa mirë mund të marrësh dhe të kuptosh gjuhën e folur dhe në mënyrë që më pas të imitosh atë.

 

4. Bisedoni me veten tuaj

Ju nuk keni gjithmonë mundësinë të bisedoni me folësit e asaj gjuhe por mund të bisedoni me veten. Ju mund të shqetësoheni se nuk do të flisni mirë dhe ndoshta do të filloni të rrisni zakonet e këqija të të folurit. Harrojeni këtë. Qëllimi i këtij ushtrimi nuk është që të flasësh saktë, qëllimi është që të aktivizohen fjalët e huaja edhe nëse bëni gabime. Në vend të përdorimit të gjuhës amtare, thjesht kaloni në gjuhën e huaj dhe filloni të flisni ose me zë të lartë ose thjesht në mendimet tuaja. Bisedoni me veten për gjithçka që ju intereson dhe përshkruani cfarë shikoni. Por pjesa më e rëndësishme është se sa herë të pengoheni me një fjalë të cilën nuk e dini shkruajeni në listën tuaj të fjalëve.

 

Përshtati: Leonora Isufi

10 Apps për përkujdesjen e shëndetit mendor.

Në ditët e sotme ka shumë programe (Apps), që mund të shkarkoni në celularin tuaj të kategorive të ndryshme. Gjithashtu të shumta janë dhe programet që i dedikohen plotësisht shëndetit tuaj mendor. Grupmoshat 18-44 vjeç janë më të predispozuar për të shfaqur gjendje mendore depresive dhe përbëjnë sot shakun e tretë më të zakonshëm të hospitalizimeve.

Më poshtë ne do ju paraqesim 10 apps, të fokusuar në përmirësimin e shëndetit mendor nëpërmjet përfshirjes së metodave si: meditimi, hipnoza, terapia njohëse e sjelljeve si dhe sigurimin i një mbështetje për të interesuarit.

1.Calm

Calm është cilësuar si “Aplikacioni i Vitit” i Apple në 2017. Aplikacioni është dizajnuar për të reduktuar ankthin, për të përmirësuar gjumin dhe për t’iu ndihmuar të ndiheni më të lumtur.Calm përqendrohet në katër fushat kyçe të meditimit, frymëmarrjes, gjumit dhe relaksimit, me qëllim që të sjellin gëzim dhe paqe në jetën tuaj të përditshme.Aplikacioni jep metoda meditimi që mund t’ju shërbejnë si terapi anti-stres, si dhe programet e frymëmarrjes së lirë, muzikës dhe tingujt nga natyra, për t’iu çlodhur mendjen dhe trupin tuaj dhe të promovuar gjumë më të mirë.Calm është aplikacioni i përkryer nëse jeni i ri në terapinë medituese, por gjithashtu ofron programe për përdoruesit më të përparuar. Sesionet e meditimit janë në dispozicion në kohëzgjatje  prej 3-25 minuta, për t’u përshtatur me orarin tuaj. (Android: Free & Iphone: Free)

 

2.Headspace

Headspace fokusohet në ndërgjegjen dhe meditimin, për t’ju ndihmuar të kryeni më të mirën tuaj çdo ditë. Misioni i aplikacionit është t’ju ofrojë mjetet thelbësore për të arritur një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.Nëse keni nevojë për të ndërtuar marrëdhënie më të shëndetshme, për të gjetur një vend të qetë, për të mbajtur mendjen tuaj të kthjellët, ose për të zvogëluar stresin, Headspace ka qindra seanca meditimi për t’ju mbështetur.Aplikacioni thotë se meditimi redukton stresin e përditshëm dhe përmirëson fokusin dhe vëmendjen. Për më tepër, duke përdorur Headspace është sygjeruar që ndikon në nxitjen e sjelljeve emocionale ndaj të tjerëve  në vetëm 3 javë. (Android: Free & Iphone: Free)

3.Moodnotes

Moodnotes është një ditar i mendimeve dhe humorit tuaj. Aplikacioni mund të përdoret për të shprehur ndjenjat dhe për të përmirësuar shprehitë tuaja të të menduarit përmes zbatimit të Terapisë Njohëse të Sjelljeve dhe Psikoterapisë Pozitive.Ndiqni gjendjen tuaj dhe rrisni vetëdijen e asaj që ndikon në të. Mësoni të njihni “kurthet” në mendimet tuaja dhe mënyrat për të rishikuar situatën.Nëse ndodh që të futni një “kurth të të menduarit”, Moodnotes do të japë sugjerime dhe perspektiva të dobishme për të reduktuar stresin dhe për të rritur mirëqenien. (iPhone: $3.99)

4.Moodpath

Moodpath është shoqëruesi juaj i shëndetit mendor. Nëse jeni duke u përballur me një situate të pakëndshme ose keni shqetësime në lidhje me shëndetin tuaj mendor, qëllimi i aplikacionit është t’iu përkrahë në kohë të vështira dhe njëkohësisht t’ju udhëzojë .Moodpath bën pyetje të përditshme për të vlerësuar mirëqenien dhe tablonë tuaj të simptomave të depresionit. Ky shqyrtim synon të rrisë vetëdijen tuaj për mendimet, emocionet dhe ndjenjat tuaja.Pas një periudhe prej 2 javësh, aplikacioni gjeneron një dokument elektronik që mund të diskutoni me një profesionist shëndetësor. Më shumë se 150 video dhe ushtrime psikologjike janë në dispozicion për t’ju ndihmuar të kuptoni gjendjen tuaj dhe për të forcuar shëndetin tuaj mendor. (Android: Free & Iphone: Free)

5.Pacifica

Pacifica është një I orientuar në trajtimin e ankthit dhe stresit të përditshëm.Pacifica ju ndihmon për të thyer ciklet e mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve të padobishme përmes metodave të tilla si Terapia Njohjes së Sjelljeve, meditimin, ndjekjen e humorit dhe relaksimin.Aplikacioni përmban mësime dhe aktivitete audio që ju ndihmojnë për të përballuar stresin dhe depresionin dhe ju përcakton sfidat e përditshme për t’ju ndihmuar të zgjidhni ankthin e ditës dhe të arrini qëllimet tuaja afatgjata. (Android: Free & Iphone: Free)

6.SuperBetter

SuperBetter është një lojë që fokusohet në rritjen e elasticitetit dhe aftësisë për të qëndruar i fortë, optimist dhe i motivuar kur haseni me pengesa sfiduese në jetë.Një studim i Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia zbuloi se kur njerëzit luajtën SuperBetter për 30 ditë, gjendja e tyre u përmirësua, simptomat e ankthit dhe depresionit uleshin dhe vetëbesimi për të arritur qëllimet u rrit. Aplikacioni do t’ju ndihmojë të adaptoni zakone të reja, të përmirësoni aftësitë tuaja, të forconi marrëdhëniet, të përfundoni projekte të ngarkuara dhe të arrini qëllimet afatgjata. SuperBetter gjithashtu ka potencial për t’ju ndihmuar të mundni depresionin dhe ankthin, kur përballeni me sëmundje kronike dhe të stabilizoni çrregullimet e stresit post-traumatik. (Android: Free & Iphone: Free)

7.7 Cups

Nëse ndihesh i vetmuar, i trishtuar, i stresuar apo i shqetësuar, 7 Cups mund të jenë aplikacioni i përsosur për ju. Ai siguron terapi online dhe mbështetje emocionale për ankthin dhe depresionin. Ka më shumë se 160,000 dëgjues të trajnuar dhe terapistë të licencuar të cilët janë në dispozicion për të folur në mënyrë anonime çdo ditë, për 24 orë. Flisni për shqetësimet tuaja dhe u besoni dëgjuesve pa frikën për t’iu gjykuar. Këta dëgjues mund të kërkohen në bazë të përvojës së tyre ose specialiteteve të tyre, si bullizmi, sulmet e panikut, çrregullimet e të ngrënit, ndërprerjet e marrëdhënieve dhe shumë më tepër. Terapia me një terapist online realizohet individualisht në një mjedis konfidencial. (Android: Free & Iphone: Free)

8.Anxiety Relief Hypnosis

Anxiety Relief Hypnosis është një aplikacion i sugjeruar për të ndihmuar në relaksim dhe për të zvogëluar ankthin brenda vetëm 1-3 javëve të përdorimit.Themeluesit e aplikacionit thonë se hipnoza mund të ulë gjëndjen e ankthit dhe të përmirësojë reagimin tuaj në situata të tilla. Kjo ndihmon në rivendosjen e sjelljes tuaj normale dhe mundëson një përgjigje të përmirësuar ndaj stresit. Aplikacioni ofron një sesion audio të lexuar nga një hipnoterapeut i çertifikuar së bashku me qetësimin nga muzika dhe tingujt e natyrës për të ndihmuar relaksimin. Funksioni “zgjimi në fund” mund të çaktivizohet për t’ju lejuar të bini në gjumë të qetë. (Android: Free & Iphone: Free)

9.Happify

Happify ofron një hapësirë për të kapërcyer mendimet negative dhe stresin dhe për të ndërtuar rezistencë. Nëse ndjeheni i stresuar, i shqetësuar apo i trishtuar, Happify ju ndihmon të rifitoni kontrollin e mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Në fakt, 86% e përdoruesve të aplikacionit raportojnë se ndihen më mirë pas 2 muajve të përdorimit të saj. Happify përdor teknikat dhe ndërhyrjet në bazë të dëshmive në fushat e Terapisë së Njohjes së Sjelljeve, Psikoterapisë pozitive dhe ndërgjegjësimit për t’ju ndihmuar të thyeni modelet e vjetra dhe të formoni zakone të reja dhe të shëndetshme. Aplikacioni ofron aktivitete dhe lojëra për të përmirësuar kënaqësinë e jetës dhe aftësinë për të luftuar negativitetin. Mirëqenia juaj emocionale llogaritet si rezultat i lumturisë që mund të përmirësoni çdo javë. (Android: Free & Iphone: Free)

10.Talkspace

Talkspace është një aplikacion këshillimi dhe terapie që lidh përdoruesit me një mënyrë të përshtatshme, të përballueshme dhe konfidenciale orientuar në gjëndjet e ankthit, stresit, depresionit, çështjet e marrëdhënieve dhe sëmundjet kronike. Një konsultim falas ofrohet me një agjent përkatës për të identifikuar terapistin ideal për nevojat tuaja bazuar në disa faktorë. Janë në dispozicion më shumë se 1000 terapistë të licencuar, të cilët specializohen për ankthin, fobinë, depresionin, dhunën në familje, dhe më shumë. Pas anëtarësimit, konsultimet jepen në një rrjet të sigurt chatesh ku mund të diskutosh shqetësimet me këshilluesin tënd privat. (Android: Free & Iphone: Free)

 

Përshtati: Artjola Puja

 

 

 

4 Mënyra praktike për të qenë më të organizuar.

Të qenurit i organizuar , vecanërisht ne ditët që po jetojmë është një must.  Koha kalon kaq shpejt, presioni mbi ne sa vjen dhe rritet dhe organizimi mbetet e vetmja zgjidhje për të përballuar situatën si duhet.

Mendoni pak, a po ia dilni si duhet me cdo detyre apo pergjegjesi qe keni ?
Jeni produktiv ?
Jeni te kenaqur me veten ?

Ka disa menyra sesi te jemi me te organizuar dhe ta kontrollojme ne diten dhe jo thjesht te shikojme sesi na ikin ore te tera para syve tone.

 

Fillojme me disa ide te thjeshta:

1.Shkruaji gjërat.

Përdor një bllok ku shënon gjërat e tua, telefonin apo edhe kompjuterin. Do t’iu sugjeroja aplikacione si Any.do apo Bullet Journal. Personalisht i përdor dhe më kanë ndihmuar. Ti shkruash është kaq e rëndësishme, sepse ka nje impakt të fuqishem në trurin tonë. Të ndihmon të jesh e fokusuar, të planifikosh gjërat që do të bësh dhe të kordinosh aktivitetet me njëra tjetrën.
Lehtëson stresin dhe krijon ndjenjën e produktivitetit. Pikërisht ajo që kemi nevojë, apo jo ?

2.Bëje tani!

Bëji gjërat në kohën e duhur, përpiqu të mos I shtysh për më vonë sepse përfundojne të lëna pas dore per jave te tera. Mënyra më e mirë për të bëre dicka , është ta bësh tani!

3.Zgjohu heret.

Në këtë pikë, shumë prej jush ndoshta nuk do të jeni dakort me mua, por besomëni se nuk vjen asgjë nga gjumi i tepërt. 7-8 ore janë të mjaftueshme për të qene gati për ditën tjetër. 
Ngrihuni herët dhe shfrytëzoni kohën për gjërat tuaja, për ta planifukuar ditën, për të bëre aktivitetet qe iu pelqejnë. Ndoshta një vrap në mëngjes, apo kohë për ta kaluar me veten duke medituar, duke dëgjuar video motivuese në mengjes etj.

4.Krijoni nje rutine.

Termi rutinë është dicka që duam ta shmangim, sepse na lodh, por kur bëhet fjalë për një rutinë të shëndetshme është dicka që duhet ta bejmë të gjithë. Fillo me ide të vogla .

Disa ide për mëngjesin mund të ishin:
Mos shtypni snooze kur bie alarmi. Pini uje ( këshillohet 1.5l në    ditë). Bëni shtratin tuaj. Disa ushtrime të thjeshta në shtëpi do të ishin ideale.  Fokusohuni tek detyrat e ditës. Përdoreni telefonin sa më pak.

Përshtati: Hygerta Shehu

6 hapa si të kujdesemi për veten në mëngjes.

Shumë prej nesh mund ta ndjejnë se mëngjeset janë stresuese dhe me ritme të shpejta. Vështirësia për t’u zgjuar herët, përkujdesja për bashkëshortin dhe fëmijët apo dhe përgatitja e gjërave tuaja, nuk mund t’iu krijojë kohën e mjaftueshme për t’u kujdesur mjatueshëm për veten. Implementimi I kujdesit ndaj vetes, si gjëja e parë rutinë që duhet të bëni cdo mëngjes, do t’iu bëjë më produktië dhe më të fokusuar pavarësisht sfidave dhe problemeve të ditës. Ne ju këshillojmë 6 hapa për kujdesin ndaj vetes në mëngjes.

HAPI 1: Kujdesuni për pamjen tuaj

Kjo nuk do të thotë të bëni modele të reja për flokët apo të shqetësoheni për makeup-in tuaj, por larja e dhëmbëve, kujdesi për fytyrën, veshja e rrobave të rehatshme dhe jo të qëndruarit gjatë gjithë ditës me pizhama në shtëpi, janë të rëndësishme për gjëndjen tuaj mendore dhe emocionale.

HAPI 2: Meditoni

Kjo mund të jetë dicka e re për ju, por nëse ia vendosni qëllim vetes mund ta realizoni. Edhe nëse zgjoheni të lodhur, 15 minuta meditim do iu ndihmojnë të ndiheni më optimist dhe të fitoni ritmin e ditës. Gjithashtu kjo do t’iu ndikojë në bërjen e zgjedhjeve të shëndetshme të ushqimit. Fillimi i mëngjesit me një gjëndje relaksuese dhe qetësuese do t’iu ndihmojë që të realizoni më shumë nga qëllimet tuaja.

HAPI 3: Ushqehuni mirë

Një prej gjërave më të rëndësishme që duhet të bëni ndërsa kujdeseni për veten është të hani  shëndetshëm. Ju keni dëgjuar se “mëngjesi është vakti më I rëndësishëm I ditës” apo jo? Një mënyrë e mirë për të mos qëndruar të uritur gjatë gjithë ditës është të konsumoni një mëngjës të mjaftueshëm.  Një sygjerim është konsumi I drithërave, me qumësht, mjaltë dhe një filxhan kafe. Përpiquni të shmangni konsumin e ushqimeve me shije artificiale dhe me shumë sheqer, apo ushqimet shumë të kripura që nxisin oreksin tuaj.

HAPI 4: Bëni ushtrime fizike

Një stërvitje në mëngjes herët ofron përfitime të shumta, si për shëndetin tuaj dhe për ecurinë e aktiviteteve ditore, që ushtrimet në kohë të tjera të ditës nuk mund ta sigurojnë.  Shkenca gjithashtu  sugjeron që të stërviturit në mëngjes ndikon në shpejtimin e metabolizmit dhe djegien e yndyrave në mënyrë më efikase.

HAPI 5: Bëni dicka për veten

Kjo mund të përfshijë të lexuarit e disa kapitujve të një libri, ndiqni emisionet e mëngjesit, dëgjoni këngët tuaja të preferuara, ose kujdesuni për flokët tuaj. Bëni dicka që ju jep  pozitivitet dhe ju bën të ndiheni vetvetja.

HAPI 6: Mbani energji  pozitive

Nisja e ditës me pozitivitet është një ndikues I rëndësishëm në ecurinë e aktiviteteve tuaja ditore. Ajo ndikon në mendjen tuaj, ndjenjat e juaja dhe në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Përpiquni të shmangni situatat që luhasin pozitivitetin tuaj dhe merruni me dicka që ju kushtohet vetëm ju.

 

“Kur zgjohemi cdo mëngjes, mund të zgjedhim të jemi të mërzitur apo të lumtur. Pavarësisht ngjarjeve që mund të na kenë ndodhur një ditë më parë, gjithëçka varet nga ne. Këtë mëngjes, zgjidhni ta bëni ditën të lumtur!”

Pershtati: Artjola Puja