ACTSMART

A doni të mësoni si të kurseni të ardhurat tuaja?

Gjendeni përherë në fund të muajit pa para? A ju mbarojnë ato pa e kuptuar  se nga shkuan? Nëse përjetoni përherë situata të tilla, mos u shqetësoni pasi nuk jeni të vetmit. Në një shoqëri me të ardhura të kufizuara e dëshira të pakufizuara, një situatë e tillë mund të jetë normale. Edhe pse normale, çdokush prej nesh nuk dëshiron të gjendet shpesh në të tilla situata. E nëse edhe ju do të donit ta shmangnit këtë, konsideroni të ndiqni së pari disa nga këshilat e mëposhtme.

1.Kontrollo vazhdimisht të ardhurat dhe shpenzimet e tua

Një kontroll i vazhdueshëm as nuk do të shtojë të ardhurat tuaja të fituara e as do t’ju zvogëlojë shpenzimet e bëra. Kontrolli nuk do t’ju ndihmojë gati aspak me zërat e shkuar, por do të kujdeset më së miri për shpenzimet e ardhshme. Teksa  e kontrolloni vazhdmisht balancën në buxhetin tuaj, bëheni më të ndërgjegjshëm për të  bërë blerje të panevojshme dhe për t’i menaxhuar më mirë të ardhurat që dispononi.

2.Mbani një sasi të vogël parash në kuletën tuaj

Ndonjëherë, të mbajturit e një sasie të konisderueshme parash në kuletë, shërben si një katalizator i bërjes së më shumë blerjeve, madje shpeshherë edhe atyre të panevojshme. Çdokush është mirë të mbajë një sasi të caktuar parash në kuletë, por sigurohuni që ajo të mos jetë një sasi e madhe. E nëse tundoheni nga një blerje e rradhës, të paktën ajo nuk do t’ju kushtojë shumë nga financat e muajit.

3.Kujto të bësh krahasime të çmimeve kurdoherë

Mos lejoni entuziazmin e momentit apo faktin se sa shumë ju pëlqeu një e mirë materiale, t’ju mjegullojë arsyen e të merrni një vendim të gabuar. Sigurohuni të bëni krahasime dhe me oferta të tjera për të peshuar më mirë vendimin tuaj. Ndoshta do të shpenzoni më shumë kohë, por nëse koha e humbur justifikon humbjen në përfitimin monetar, atëherë mendohuni dy herë përpara se të bëni një blerje.

4.Shmangni konsumimin e cigareve

Për disa cigaret janë një e mirë e nevojshme e njëkohësisht e domosdoshme për rutinën e përditëshme. Por nëse doni të kurseni ca të holla, duhet të nisni ta vendosni në pikëpyetje domosdoshmërinë e tyre. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë të kurseni, por eleminimi i tyre do ishte edhe në dobi të shëndetit tuaj. A jeni ende  të sigurt që konsumimi i cigareve është një domosdoshmëri?

5.Mbani një fond emergjence

Nëse akoma skeni nisur të grumbulloni as monedhën e parë, mos u shqetësoni pasi kurrë nuk është vonë. Një arkë e vogël kursimi do të ishte ideale për të grumbulluar monedha të vogla çdo ditë. E nëse për një ditë ato do të ishin shumë pak, konsideroni sasinë e tyre pas një kohe të vazhdueshme. E pavarsisht sasisë, e sigurt është që do t’ju vinin në ndihmë kur të shfaqnit nevojën. Ndonjëherë pak është më mirë se aspak, apo jo?

6.Rezistoji përdorimit të fondit të emergjencave për jo-emergjenca

Pavarsisht komfortit që lejon një fond emergjencash, ai nuk duhet lejuar të kënaqë tekat e momentit. E nëse e ndoqët më së miri këshillën  e mësipërme, mund të hidhni gjithçka poshtë nëse nuk konsideroni gjithashtu edhe këtë këshillë. Përparase të përdorni kursimet tuaja, vendosni prioritete dhe peshoni mirë sesa vlen shpenzimi juaj për ju. A jeni ende të sigurt që doni ta blini?

Shfrytëzo kuponët dhe kodet promocionalë sa herë që mundesh

Mund të duken në pamje të parë si përfitime të papërfillshme, por a ndan të njëjtin mendim nëse llogarit shumatoren e tyre? Të paktën kur të jepet mundësia…shfrytëzoje! Uljet që aplikohen mbi produkte të ndryshme janë një mundësi e mirë për të harxhuar më pak para dhe, pse jo, për t’i kursyer ato pak përfitime në fondin e mergjencave.

Përshtati: Xhesika Ramaj