ACTSMART

6 Qëllime që mund të arrini në verë.

Shumë prej nesh e kanë përgatitur tashmë listën e qëllimeve që duan të përmbushin për vitin 2018. Hidhini sërish një sy kësaj liste dhe veçoni disa prej qëllimeve që janë më të mundshme dhe më të përshtatshme të realizohen gjatë verës. Ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa sygjerime, të cilat do të ndihmojnë jo vetëm të rrisni produktivitetin gjatë verës, por dhe të argëtoheni njëkohësisht. Le të nisim!

Lexoni të paktën 3 libra

Edhe nëse ju nuk jeni një lexues I etur, ju mund të lexoni të paktën një libër në muaj. Lexoni diçka që ju intereson, që lidhet ose jo me profesionin dhe synimet tuaja të ardhshme. E rëndësishme është të ndiheni i përfshirë në atë cfarë do të lexoni.

1. Libra rreth karrierës dhe zhvillimit personal.
2. Libra që na sfidojnë për të menduar ndryshe.
3. Novela dhe romane thriller.
4. Libra bazuar në histori të vërteta, të jetës së njerëzve të suksesshëm.

Përpiquni të lexoni vetëm 11 faqe çdo ditë, dhe në fund të verës ju do të keni lexuar plot 900 faqe.

 

 2.Ndiqni një kurs zhvillimi personal ose fitoni një çertifikatë që lidhet me karrierën tuaj

Kushtojini dy ose tre orë në javë ndjekjes së një kursi që ju dëshironi. Shumë qëndra trajnimesh ofrojnë kurse që mund t’ju ndihmojnë në forcimin e njohurive dhe aftësive tuaja. Gjithashtu kjo do të ishte dhe një mundësi e mirë për të bërë njohje të reja me persona, me të cilët ndani qëllime të përbashkëta. Hartimi i një axhende do të ishte diçka shumë e përshtatshme për organizimin e planeve tuaja ditore dhe për rritjen e progresivitetit në synimet që keni.

 3.Realizoni një “sfidë” mujore

Jo domosdoshmërisht mund ta filloni në fillim të muajit. Brenda 90 ditëve, caktoni 30 ditë për përmbushjen e njërës prej këtyre sfidave:

– “30 Ditë”

Quajini kështu 30 ditët gjatë së cilave nuk do të konsumoni alkool, pije të gazuara, bylmet apo ndonjë lloj tjetër ushqimi.

– Sfida kursimit

Për 30 ditë mos tundoni nga reklamat në internet apo vitrinat e dyqaneve për veshje të reja, pajisje elektronike apo gatime të shtrenjta në restorante. Bëjeni këtë dhe do ta shikoni se si do të ndyshojnë zakonet tuaja të të shpenzuarit!

– 30 ditë fitness dhe dietë e kontrolluar

Mund të ndiqni palestrën ose mund të shkarkoni aplikacione në celularin tuaj, që do t’ju ofrojnë një plan fitnesi dhe dietë të përshtatshëm dhe me rezultat për ju.

– Sfida “shumengjyreshe”

 Ndërmerrni një sfidë të re çdo ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të zbuloni shumë gjëra të reja rreth vetes dhe asaj që vërtet ju bën të ndiheni mirë. Nëse ju doni të jetoni një jetë më të qetë, me më shumë qëllime pozitive dhe me më pak humbje kohe dhe energjish të kota, bëjeni verën tuaj Sezonin e Ndryshimit!

4. Rrisni kursimet tuaja financiare

Ky ështe momenti duhur për të caktuar qëllimet dhe për të rivlerësoni buxhetin tuaj. Nëse keni nisur sfidën “pa shpenzime”, atëherë ju këshillojmë që fillimisht t’i hidhni një sy shpenzimeve tuaja deri tani për vitin 2018. Ku po shpenzoni më shumë? Cilat janë shpenzime të panevojshme? A mund të gjeni ndonjë mënyrë për t’i reduktuar ato? Merrni parasysh çmimet e ofruesve të shërbimeve dhe përpiquni të negocioni me ta për një çmim më të ulët. Nuk është aq e vështirë sa e mendoni!

5. Shmangni këdo që ju bën të ndiheni keq

Media sociale është njëkohësisht një “mallkim” dhe një “bekim”. Nga njëra anë është një mjet shumë i fuqishëm komunikimi dhe informimi, por nga ana tjetër na nënshtron ndaj “kurthit të krahasimit”. Kontrolloni Instagram-in tuaj dhe bëni unfolloë të gjithë ata që ju ngjallin ndjenja xhelozie. Janë ata demotivuesit tuaj? Unfollow! Bëni të njëjtën gjë në profilet tuaja në Twitter, Facebook e të tjera. Kjo është diçka që mund ta realizoni me kalimin e kohës ose thjesht kur ndjeni se dikush merr të gjitha energjitë tuaja pozitive. Fokusoni më pak se kë jeni duke ndjekur dhe fokusohuni më shumë me cilët jeni duke u lidhur!

6. Kaloni një orë çdo javë me dikë që ju intereson

Është koha për të hequr dorë nga caktimi i datave të takimeve dhe bisedat telefonike! Shkoni tek miqtë dhe familjarët tuaj dhe filloni të lidhni me ta raporta të dretëpërdrejta javore. Caktoni një ose dy orë komunikimi çdo javë  me të njohur që ndodhen larg jush, për biseda përmes Skype. Pyetini ata se si ndihen dhe çfarë po ndodh në jetën e tyre. Mësoni përpjekjet e tyre, ndani tuajën dhe do të zbuloni se çfarë është në të vërtetë një lidhje e thellë. Kalimi kohës për t’u lidhur personalisht me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë është shumë ndryshe nga ndjekja e jetës së atyre në internet ose përmes mesazheve telefonike.

 Këto ishin disa prej sygjerimeve tona, por ju mund të keni dhe shumë synime të tjera për të realizouar këtë verë. Shfrytëzojeni atmosfërën e gjallë verore dhe këto metoda motivuese për të kuptuar çfarë realisht ju bën të lumtur dhe mbajeni këtë ritëm përgjatë gjithë jetës suaj. Fillimisht suksesi fillon nga të sfiduarit veten!

 

Artjola Puja