Uncategorized

5 mënyra si t’ia dalim me të mbimenduarit.

Ju ndodh që diçka ta mendoni e stërmendoni për një kohë të gjatë? Shpeshherë mendimi  disa here i gjërave mundëson reflektim mbi sjelljen e veprimet e individëve. Por ndodhë dhe që mendimi i tepërt të të mjegullojë gjykimin dhe të të rrisë nivelin e stresit. Një nivel stresi më I lartë është një dritë e kuqe për shëndetin tuaj e kësisoj duhet të mësojmë se si ta bëjmë atë jeshile. Mëposhtë renditen disa mënyra se si t’ia dilni me të menduarin e tepërt të gjërave:

1.Mos mendoni se çfarë mund të shkojë keq, por çfarë mund të shkojë mirë.

Në shumë raste, të stërmenduarit shkaktohet nga një emocion i vetëm: frika. Kur përqendrohesh te të gjitha gjërat negative që mund të ndodhin, është e lehtë ”të paralizohesh”. Herën tjetër kur ndjeni se po filloni të spiraloni në atë drejtim, ndaloni. Sillni ndërmend të gjitha gjërat që mund të shkojnë mire dhe mbajini këto mendime të pranishme për të ecur përpara.

2.Ndërgjegjësimi është fillimi i ndryshimit.

Para se të filloni të përballoni zakonin tuaj të të mbimenduarit, duhet të mësoni të jeni të vetëdijshëm për atë në momentin kur po ndodh. Çdoherë që e gjen veten duke dyshuar ose të kapluar nga ndjenja e ankthit apo stresit, bëni një hap prapa dhe rishikoni situatën e mënyrën si po reagoni ndaj saj. Në momentin që ndërgjegjësoheni, pikërisht aty gjendet dhe fara nga ku mund të nisi ndryshimi që dëshironi të bëni.

3.Largoni veten në lumturi.

Ndonjëherë është e dobishme të kesh një mënyrë për të shpërqendruar veten me alternative të lumtura, pozitive dhe të shëndetshme. Gjërat si, vallëzimi, ushtrimi, mësimi i një instrumenti, thurja,vizatimi dhe piktura mund t’ju distancojnë nga çështjet, mjaftueshëm sa për të shuar të mbimenduarin.

4.Vendosni gjërat në perspektivë.

Është gjithmonë e lehtë për t’i bërë gjërat më të mëdha dhe më negative sesa duhet të jenë. Herën tjetër që ju kapni veten duke bërë një mal me negativitete, pyesni veten se sa do të kenë rëndësi të gjitha ato në pesë vjet. Ose, edhe deri muajin tjetër. Nëpërmjet kësaj pyetjeje të thjeshtë, duke ndryshuar kornizën kohore, mund të ndihmoni veten në mbylljen e të mbimenduarit.

5.Ndaloni së prituri përsosmërinë.

Kjo është një gjë e madhe. Të gjithë ata që po presin për përsosmëri, duhet të ndalojnë së prituri tani. Të qenit ambiciozë është një gjë e mirë, por synimi për perfeksion është joreal, jopraktik dhe me efekte negative. Momenti nga ku filloni të mendoni “Kjo duhet të jetë e përsosur” është momenti ku ju duhet ti kujtoni vetes se “Pritja për përsosjen nuk është kurrë aq ide e zgjuar se sa të bërit progres”.

Të mbimenduarit e gjërave është diçka që mund të ndodhë me këdo. Por nëse keni një sistem të mire për t’ia dal mbanë mund të shmangni të paktën disa nga mendimet negative, shqetësuese dhe stresuese dhe të bëni diçka të dobishme, produktive dhe efektive.

Xhesika Ramaj