ACTSMART

10 Apps për përkujdesjen e shëndetit mendor.

Në ditët e sotme ka shumë programe (Apps), që mund të shkarkoni në celularin tuaj të kategorive të ndryshme. Gjithashtu të shumta janë dhe programet që i dedikohen plotësisht shëndetit tuaj mendor. Grupmoshat 18-44 vjeç janë më të predispozuar për të shfaqur gjendje mendore depresive dhe përbëjnë sot shakun e tretë më të zakonshëm të hospitalizimeve.

Më poshtë ne do ju paraqesim 10 apps, të fokusuar në përmirësimin e shëndetit mendor nëpërmjet përfshirjes së metodave si: meditimi, hipnoza, terapia njohëse e sjelljeve si dhe sigurimin i një mbështetje për të interesuarit.

1.Calm

Calm është cilësuar si “Aplikacioni i Vitit” i Apple në 2017. Aplikacioni është dizajnuar për të reduktuar ankthin, për të përmirësuar gjumin dhe për t’iu ndihmuar të ndiheni më të lumtur.Calm përqendrohet në katër fushat kyçe të meditimit, frymëmarrjes, gjumit dhe relaksimit, me qëllim që të sjellin gëzim dhe paqe në jetën tuaj të përditshme.Aplikacioni jep metoda meditimi që mund t’ju shërbejnë si terapi anti-stres, si dhe programet e frymëmarrjes së lirë, muzikës dhe tingujt nga natyra, për t’iu çlodhur mendjen dhe trupin tuaj dhe të promovuar gjumë më të mirë.Calm është aplikacioni i përkryer nëse jeni i ri në terapinë medituese, por gjithashtu ofron programe për përdoruesit më të përparuar. Sesionet e meditimit janë në dispozicion në kohëzgjatje  prej 3-25 minuta, për t’u përshtatur me orarin tuaj. (Android: Free & Iphone: Free)

 

2.Headspace

Headspace fokusohet në ndërgjegjen dhe meditimin, për t’ju ndihmuar të kryeni më të mirën tuaj çdo ditë. Misioni i aplikacionit është t’ju ofrojë mjetet thelbësore për të arritur një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.Nëse keni nevojë për të ndërtuar marrëdhënie më të shëndetshme, për të gjetur një vend të qetë, për të mbajtur mendjen tuaj të kthjellët, ose për të zvogëluar stresin, Headspace ka qindra seanca meditimi për t’ju mbështetur.Aplikacioni thotë se meditimi redukton stresin e përditshëm dhe përmirëson fokusin dhe vëmendjen. Për më tepër, duke përdorur Headspace është sygjeruar që ndikon në nxitjen e sjelljeve emocionale ndaj të tjerëve  në vetëm 3 javë. (Android: Free & Iphone: Free)

3.Moodnotes

Moodnotes është një ditar i mendimeve dhe humorit tuaj. Aplikacioni mund të përdoret për të shprehur ndjenjat dhe për të përmirësuar shprehitë tuaja të të menduarit përmes zbatimit të Terapisë Njohëse të Sjelljeve dhe Psikoterapisë Pozitive.Ndiqni gjendjen tuaj dhe rrisni vetëdijen e asaj që ndikon në të. Mësoni të njihni “kurthet” në mendimet tuaja dhe mënyrat për të rishikuar situatën.Nëse ndodh që të futni një “kurth të të menduarit”, Moodnotes do të japë sugjerime dhe perspektiva të dobishme për të reduktuar stresin dhe për të rritur mirëqenien. (iPhone: $3.99)

4.Moodpath

Moodpath është shoqëruesi juaj i shëndetit mendor. Nëse jeni duke u përballur me një situate të pakëndshme ose keni shqetësime në lidhje me shëndetin tuaj mendor, qëllimi i aplikacionit është t’iu përkrahë në kohë të vështira dhe njëkohësisht t’ju udhëzojë .Moodpath bën pyetje të përditshme për të vlerësuar mirëqenien dhe tablonë tuaj të simptomave të depresionit. Ky shqyrtim synon të rrisë vetëdijen tuaj për mendimet, emocionet dhe ndjenjat tuaja.Pas një periudhe prej 2 javësh, aplikacioni gjeneron një dokument elektronik që mund të diskutoni me një profesionist shëndetësor. Më shumë se 150 video dhe ushtrime psikologjike janë në dispozicion për t’ju ndihmuar të kuptoni gjendjen tuaj dhe për të forcuar shëndetin tuaj mendor. (Android: Free & Iphone: Free)

5.Pacifica

Pacifica është një I orientuar në trajtimin e ankthit dhe stresit të përditshëm.Pacifica ju ndihmon për të thyer ciklet e mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve të padobishme përmes metodave të tilla si Terapia Njohjes së Sjelljeve, meditimin, ndjekjen e humorit dhe relaksimin.Aplikacioni përmban mësime dhe aktivitete audio që ju ndihmojnë për të përballuar stresin dhe depresionin dhe ju përcakton sfidat e përditshme për t’ju ndihmuar të zgjidhni ankthin e ditës dhe të arrini qëllimet tuaja afatgjata. (Android: Free & Iphone: Free)

6.SuperBetter

SuperBetter është një lojë që fokusohet në rritjen e elasticitetit dhe aftësisë për të qëndruar i fortë, optimist dhe i motivuar kur haseni me pengesa sfiduese në jetë.Një studim i Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia zbuloi se kur njerëzit luajtën SuperBetter për 30 ditë, gjendja e tyre u përmirësua, simptomat e ankthit dhe depresionit uleshin dhe vetëbesimi për të arritur qëllimet u rrit. Aplikacioni do t’ju ndihmojë të adaptoni zakone të reja, të përmirësoni aftësitë tuaja, të forconi marrëdhëniet, të përfundoni projekte të ngarkuara dhe të arrini qëllimet afatgjata. SuperBetter gjithashtu ka potencial për t’ju ndihmuar të mundni depresionin dhe ankthin, kur përballeni me sëmundje kronike dhe të stabilizoni çrregullimet e stresit post-traumatik. (Android: Free & Iphone: Free)

7.7 Cups

Nëse ndihesh i vetmuar, i trishtuar, i stresuar apo i shqetësuar, 7 Cups mund të jenë aplikacioni i përsosur për ju. Ai siguron terapi online dhe mbështetje emocionale për ankthin dhe depresionin. Ka më shumë se 160,000 dëgjues të trajnuar dhe terapistë të licencuar të cilët janë në dispozicion për të folur në mënyrë anonime çdo ditë, për 24 orë. Flisni për shqetësimet tuaja dhe u besoni dëgjuesve pa frikën për t’iu gjykuar. Këta dëgjues mund të kërkohen në bazë të përvojës së tyre ose specialiteteve të tyre, si bullizmi, sulmet e panikut, çrregullimet e të ngrënit, ndërprerjet e marrëdhënieve dhe shumë më tepër. Terapia me një terapist online realizohet individualisht në një mjedis konfidencial. (Android: Free & Iphone: Free)

8.Anxiety Relief Hypnosis

Anxiety Relief Hypnosis është një aplikacion i sugjeruar për të ndihmuar në relaksim dhe për të zvogëluar ankthin brenda vetëm 1-3 javëve të përdorimit.Themeluesit e aplikacionit thonë se hipnoza mund të ulë gjëndjen e ankthit dhe të përmirësojë reagimin tuaj në situata të tilla. Kjo ndihmon në rivendosjen e sjelljes tuaj normale dhe mundëson një përgjigje të përmirësuar ndaj stresit. Aplikacioni ofron një sesion audio të lexuar nga një hipnoterapeut i çertifikuar së bashku me qetësimin nga muzika dhe tingujt e natyrës për të ndihmuar relaksimin. Funksioni “zgjimi në fund” mund të çaktivizohet për t’ju lejuar të bini në gjumë të qetë. (Android: Free & Iphone: Free)

9.Happify

Happify ofron një hapësirë për të kapërcyer mendimet negative dhe stresin dhe për të ndërtuar rezistencë. Nëse ndjeheni i stresuar, i shqetësuar apo i trishtuar, Happify ju ndihmon të rifitoni kontrollin e mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Në fakt, 86% e përdoruesve të aplikacionit raportojnë se ndihen më mirë pas 2 muajve të përdorimit të saj. Happify përdor teknikat dhe ndërhyrjet në bazë të dëshmive në fushat e Terapisë së Njohjes së Sjelljeve, Psikoterapisë pozitive dhe ndërgjegjësimit për t’ju ndihmuar të thyeni modelet e vjetra dhe të formoni zakone të reja dhe të shëndetshme. Aplikacioni ofron aktivitete dhe lojëra për të përmirësuar kënaqësinë e jetës dhe aftësinë për të luftuar negativitetin. Mirëqenia juaj emocionale llogaritet si rezultat i lumturisë që mund të përmirësoni çdo javë. (Android: Free & Iphone: Free)

10.Talkspace

Talkspace është një aplikacion këshillimi dhe terapie që lidh përdoruesit me një mënyrë të përshtatshme, të përballueshme dhe konfidenciale orientuar në gjëndjet e ankthit, stresit, depresionit, çështjet e marrëdhënieve dhe sëmundjet kronike. Një konsultim falas ofrohet me një agjent përkatës për të identifikuar terapistin ideal për nevojat tuaja bazuar në disa faktorë. Janë në dispozicion më shumë se 1000 terapistë të licencuar, të cilët specializohen për ankthin, fobinë, depresionin, dhunën në familje, dhe më shumë. Pas anëtarësimit, konsultimet jepen në një rrjet të sigurt chatesh ku mund të diskutosh shqetësimet me këshilluesin tënd privat. (Android: Free & Iphone: Free)

 

Përshtati: Artjola Puja